Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se Kosova dhe SHBA-ja kanë marrëdhënie speciale dhe miqësi të përjetshme.
Ai pranon se ka marrë letër urimi nga presidenti i Amerikës Donald Trump me rastin e nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova kanë marrëdhënie speciale dhe miqësi të përjetshme. Sot kam pranuar një letër urimi nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për nder të nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ne do t’i ruajmë përjetësisht marrëdhëniet speciale me SHBA-në”, shkruan Thaçi.
