Beogradi po e mban peng Kosovën dhe është i pajustifikueshëm ngurrimi i bashkësisë ndërkombëtare t’i bindin serbët e Kosovës që ta ndryshojnë mandatin e FSK-së përmes ndryshimeve kushtetuese.
Kështu ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për gazetën “Zëri”. Sipas presidentit Thaçi, bashkësia ndërkombëtare mund ta bindë Beogradin për pesë minuta nëse njëmend dëshiron ta bëjë këtë. Megjithëkëtë, presidenti ka rikonfirmuar edhe një herë se nëse bashkësia ndërkombëtare nuk mund t’i bindë serbët që të votohen ndryshimet kushtetuese, atëherë Kosova do të shkojë përmes projektligjit dhe do ta ketë ushtrinë e vet.