Njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka komentuar refuzimin e dekoratave që po i bëhen presidentit Thaçi.
Tahiri ka thënë se refuzimi që po i bëhet, Thaçit me rastin e dhënie së dekoratave lidhet edhe me vet figurën e presidentit.
Sipas Tahirit personalitetet që kanë refuzuar Thaçin kanë dhënë arsyejen e tyre, disa prej tyre edhe kanë vet pakënaqësi me punën e presidentit të vendit.
“Reagim e qëndrim personal i secilit të pranoj apo jo një dekoratë apo një nivel të caktuar të dekoratës që u është ndarë e që pretendojnë një tjetër më të lartë”, tha ai.
Mirëpo, analisti ka thënë se nuk duhet të mohuar se presidenti i Kosovës është institucion i vendit pa marrë parasysh kush e ushtron këtë detyrë, Hashim Thaqi, Atifete Jahjaga apo Fatmir Sejdiu.
“Secili prej tyre e ka dhënë arsyetimin konkret. Ka edhe pakënaqësi me vet figurën e Presidentit Thaçi dhe punën e tij tash apo me herët duke shprehur kundërshtimin e hapur me këtë rast apo disa syresh e kanë shprehur kundërshtimin e mëhershëm. Është e drejtë diskrete e secilit të lauruar. Por gjithashtu nuk duhet mohuar faktin se Presidenti i Kosovës është institucion i vendit pa marrë parasysh kush e ushtron këtë detyrë, Hashim Thaqi, Atifete Jahjaga apo Fatmir Sejdiu”, ka deklaruar Tahiri.
Duhet theksuar se për nder të 10 vjetorit të shtetësisë, presidenti Thaçi kishte zgjedhur qindra personalitete që i konsideron si kontribuues në lirinë e vendit përmes veprimtarive të tyre në periudha të caktuara, të rëndësishme për Kosovën ndër vite. Një dekorim i tillë nga presidenti nuk i mirëprit nga disa personalitete.
Dekoratat nga presidentit Thaçi u refuzuan nga Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Veton Surroi, Hydajet Hyseni, Rexhep Qosja, familja e Agim Zatriqit
E së fundmi në media u raportua se edhe ish-bashkëpunëtori i tij Fatmir Limaj ka refuzuar një dekoratë të tillë nga Thaçi.