Aktuale

Thaçi: Me peticionin për Gjykatën Speciale merret Kuvendi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me rastin e përmbylljes së vitit 2017 ka falënderuar mediat dhe gazetarët për punën e bërë gjatë këtij viti duke thënë se pa mediat puna e institucioneve do të ishte më e vobektë.

Ai tha se ky vit ka qenë vit i sukseseve por jo edhe i lehtë.

Sipas presidentit, Kosova po e përmbyllë vitin me 115 njohje, me organizimin e dy palë zgjedhjeve.

I pyetur nëse do ta përkrah peticionin e organizatave të veteranëve për ndryshimin e ligjit për specialen, Thaçi tha se me peticionin merret Kuvendi sepse nuk është peticioni i parë.

Ndërsa rreth demarkacionit ai shtoi se po punon me kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit që të gjejnë një zgjidhje në mënyrë që ti hapet rrugë liberalizimit, por sipas tij duhet një konsensus më i madh.