Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka vizituar viziton Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), ku është pritur nga kryetari i këtij institucioni, Berat Rukiqi, raporton Ekonomia Online.
Pas takimit kreu i shtetit sërish e ka quajtur kryeministrin në detyrë uzurpator të postit, ngase sipas tij, ai është ndëshkuar me shkarkim nga 2/3 e votave të deputetëve dhe se për 45 ditë ka shkelur dy herë Kushtetutën e vendit.
“Nuk kam çka t’i shtojë asaj çka kam deklaruar edhe dje. Ne kemi pa një realitet që Kurti ka realizuar një dialog 5 muaj për Qeverinë e tij”.
“… të gjithë janë dëshmitarë që zoti Kurti për 45 ditë deri sa është shkarkuar pra është ndëshkuar nga 2/3 e kuvendit, gjatë atyre ditëve ka bërë dy shkelje të rënda kushtuese. Ai nuk mund të quhet ndryshe përveç se uzurpator i institucioneve”.
Gjatë së martës kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka komentuar deklaratën e presidentit Hashim Thaçi, ku tha se kreu i shtetit dëshirat e tij po i përshkruan si faktet të kryeministrit në detyrë.
Përderisa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të hënë ka deklaruar se Albin Kurti ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese dhe po sillet si njeri i paligjshëm në skenën politike kosovare.
Kur u pyet për mundësin e rifillimit të dialogu me Serbinë, ai tha se nuk mund të jap afat, po që Kosova duhet të jetë gati për këtë proces shumë ët rëndësishëm.