Aktuale

Thaçi përkujton veprimtarin Ahmet Zherka

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se me pikëllim ka marr lajmin për vdekjen e veprimtarit të çështjes kombëtare, Ahmet Zherka.

Presidenti Thaçi thotë se Zherka ka dhënë kontribut të madh për çlirimin e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Postimi i plotë:

Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ahmet Zherka.

Përkushtimi i tij për çështjen shqiptare ka ndihmuar shumë në sensibilizimin e tërë botës demokratike.

Ai dha kontribut të madh edhe për çlirimin e Kosovës.

Do ta kujtojmë gjithnjë me respekt të thellë! HTH