Aktuale

Thaçi përkujton Enver Zymberin në gjashtë vjetorin e rënies

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka përkujtuar heroin Enver Zymberin me anë të një postimi në Facebook.

Sipas Thaçit Enver Zymberi është hero i pavarësisë.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Në çdo 25 korrik e kujtojmë me krenari heroin e pavarësisë, Enver Zymberin.

Ai ra heroikisht në krye të detyrës, duke mbrojtur kushtetutshmërinë dhe sovranitetin e shtetit tonë.

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës morën nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31 dhe kjo ishte edhe Dita e Bashkimit të Kosovës.

Enveri do të kujtohet gjithmonë për guximin e dëshmuar në mbrojtjen e Republikës së Kosovës. HTH