Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka ngushëlluar për ndarjen nga jeta të publicistit dhe gazetarit Qani Mehmedi.
“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e gazetarit dhe publicistit të njohur, Qani Mehmedi. Qaniu ishte një zë origjinal në të gjitha periudhat nëpër të cilat kalojë shoqëria shqiptare. Familjes Mehmedi dhe gjithë miqve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, shkruan Thaçi në Facebook./KosovaPress/