Pas tërheqjes së Demarkacionit nga rendi i ditës së Kuvendit të Kosovës, ka reaguar edhe presidenti Hashim Thaçi. Ai ka thënë se zvarritjet që po ndodhin po humbet mbështetja e ndërkombëtarëve.
“Me këto zvarritje, partnerëve tanë ndërkombëtarë po ua heqim argumentet që të na mbështesin në arritjen e qëllimeve dhe të interesave tona madhore”.
Thaçi përmes Facebook ka thënë se hezitimi i deputetëve për të votuar marrëveshjet po rrezikon interesat shtetërore, siç janë liberalizimi i vizave dhe themelimin e ushtrisë së Kosovës.
“Rrethanat që po krijojnë zvarritjen e mëtutjeshme të implementimit të agjendës shtetërore të marrëveshjeve ndërkombëtare paraqesin shqetësim serioz për qytetarët e Kosovës dhe për partnerët tanë euroatlantikë”.
Fjalët kyçe: Demarkacioni, Hashim Thaçi
Sponsored by Revcontent
Could You Still Love Them? – 15 Child Stars Who Ruined Their Faces