Aktuale

Thaçi panelist në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Mynih të Gjermanisë, ku do të merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, bashkë me shume burrështetas, presidentë, kryeministra dhe përfaqësues te tjerë.

Sipas agjendës që ka siguruar …, Thaçi do diskutoje lidhur me temën “Shtet ndërmjet Evropës dhe Rusisë”. Ai do të jete në një panel me presidentin e Armenisë, Komisionetit Johannes Hahn, kryeministrin e Moldavisë dhe përfaqësues tjerë shtetëror.

Zyra për Informim e presidentit Thaçi ka konfirmuar se gjatë qëndrimit atje, Thaçi do të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues të shumë shteteve.

Në Munih dje dhe sot janë mbledhur shumë përfaqësues botërore për të diskutuar çështjet e sigurisë.

Ky ështe forumi më i madh në botë, ku marrin pjesë me dhjetëra krerë të shteteve dhe mija përfaqësues të shteteve dhe organizatave.