Pas votimit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë Mustafa, presidenti Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që ta shpërndajë Kuvendin e Kosovës.
Shpërndarjen e Kuvendit, presidenti Thaçi e ka bërë përmes dekretit, i cili ka hyrë menjëherë në fuqi.
Shpërndarja e Kuvendit u bë pasi që sot deputetët e Kuvendit votuan mocionin e mosbesimit për Qeverinë që udhëhiqej nga Isa Mustafa.
Për rrëzimin e Qeverisë votuan 78 deputetë, 34 ishin kundër ndërsa tre prej tyre abstenuan./KosovaPress/