Aktuale

Thaçi nis transformin e FSK-së në ushtri, thotë se Kushtetua ia lejon

Në ceremoninë ushtarake të FSK-së, të organizuar në kuadër të “Epopesë së UÇK-së”, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se Kushtetuta e Kosovës, atij si komandant suprem i jep kompetenca të mjaftueshme për të ndërmarrë iniciativën e ndryshimit të ligjin për FSK-së, prandaj shumë shpejt, brenda kompetencave të tij kushtetuese do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore që transformimi të bëhet realitet edhe nëpërmjet ndryshimit të ligjit.

Thaçi: Transformimi i FSK-së në ushtri së shpejti, Kushtetua ma lejon

Në ceremoninë ushtarake të FSK-së, të organizuar në kuadër të “Epopesë së UÇK-së”, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se Kushtetuta e Kosovës, atij si komandant suprem i jep kompetenca të mjaftueshme për të ndërmarrë iniciativën e ndryshimit të ligjin për FSK-së, prandaj shumë shpejt, brenda kompetencave të tij kushtetuese do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore që transformimi të bëhet realitet edhe nëpërmjet ndryshimit të ligjit.

Fillimisht presidenti Thaçit, kryeministri Mustafës, ministri i FSK-së, Haki Demolli, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama dhe përfaqësuesi i shoqatës së veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, vendosën kurora lulesh pranë obeliskut të vendosur në kazermën “Adem Jashari”

Kurse, presidenti Thaçi kur e morri fjalën, tha se nuk do të akuzojë askënd pse ende edhe pas tri viteve, ushtria e Kosovës nuk është bërë realitet.

 

“Kushtetuta moderne e Kosovës mua si komandant suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës më jep kompetenca të mjaftueshme për të ndërmarrë iniciativë për të ndryshuar ligjin e FSK-së, prandaj, unë sot dua të bëjë të qartë publikisht se në ditët në vijim, shumë shpejt brenda kompetencave të mija kushtetuese do të ndërmarrë të gjitha veprimet e domosdoshme ligjore që transformimi i shumëpritur i themelimit të Ushtrisë së Kosovës të bëhet realitet edhe nëpërmjet ndryshimit të ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, tha ai.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi foli edhe për rezistencën që kishte vërë familja Jashari gjatë luftës së Kosovës, ku tha se kjo familja me vendosmëri të paparë i qëndruan rrethimit deri në flijim.

Po ashtu, ai tha se Epopeja e Prekazit ishte shndërruar në forcë mobilizuese për të gjithë atdhetarët për t’u rreshtuar në një organizatë autentike ushtarake shqiptare.

 

“Si asnjëherë më parë më 5 mars 1998 u zhvillua një luftë e pabarabartë me armatim dhe në njerëz. Familja Jashari u përballë me një makineri të pafund shtetërore ushtarake dhe policore  serbe, veterani i arsimit Shaban Jashari, komandanti legjendar Adem Jashari, komandanti Hamz Jashari, gra, vajza e djemë të rijnë me vendosmëri të paparë i qëndruan rrethimit deri në flijim. Kjo rezistencë ka hyrë në analet e historisë së kombit tonë si ndër sakrificat më madhore. Si asnjë ngjarje tjetër Epopeja e Prekazit u shndërrua në forcë mobilizuese për të gjithë ata atdhetarë që me shekuj kishin pritur momentin për tu vënë në radhë të një organizate autentike ushtarake shqiptare”, tha presidenti Thaçi.

Gjithashtu, ai tha se UÇK mbetet trashëgimia më  madhe dhe më e pasur, ashtu siç do të jetë e përjetshme sakrifica e Jasharve dhe gjithë dëshmorëve, ashtu do të jetë e përjetshme lavdia dhe emri i UÇK.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha se Epopeja e UÇK-së është festë e lirisë së Kosovës, patriotizmit dhe sakrificës sublime për Kosovën.

 

“Epopeja e UÇK-së për çdo qytetarë të Kosovës është festë e lirisë së Kosovës, është kremtja e vlerave të atdhedashurisë, patriotizmit dhe sakrificës sublime për Kosovën. Kosova është shtet i ri por përkushtimi dhe flijimin për atdhe dhe për liri e ka të vjetër aq sa e ka të vjetër edhe ekzistencën e njerëzve të saj. Sot shënojmë një ditë të veçantë historike, një ditë të flijimit të ngritur në shembullin se si fiton e mira ndaj të keqes, e vërteta ndaj trillimit, lira ndaj robërisë. Sot shënojmë 5 marsin, ditën e luftës epike, krye heroike të Kosovës, ditën e luftës së flijimit për liri dhe atdhe, drejtuar nga Komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari, shënojmë flijimin historik dhe heroik përfshirë gjithë bashkë familjaret Jashari”, tha Kryeministri Mustafa.

Mustafa tha se krahas gjithë atyre që ranë për liri, sot nderohet edhe shteti jonë të cilën duhet ta duam pa hile e ta zhvillojmë me punë../KP/