Aktuale

Thaçi ngushëllon familjen Binishi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjen Binishi, pas vdekjes tragjike të birit të tyre, Visar Binishi. Thaçi e përkujton Visarin një mik dhe punëtor, që kishte trashëguar virtytet e prindit.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e Visar Binishit, një mik dhe punëtor i madh. Ai kishte trashëguar të gjitha virtytet e babait, Rizait, kirurgut që shëroi ushtarët e UÇK-së gjatë luftës. Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Binishi”, thuhet në ngushëllimin e presidneti Hashim Thaçi.