Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë homaxhe në Kompleksin Memorial në Reçak.
Nga Reçaku, presidenti Thaçi ka thënë se ka zgjedhur që ta vizitojë Reçakun pasi që pikërisht kjo është edhe pika kulminante e masakrës që Serbia ka kryer në Kosovë, shkruan FaktePlus.
“Shteti i Kosovës po punon që të respektohen të drejtat e njeriut, por në të njëjtën kohë ne duhet të kujtojmë të kaluarën që të ecim përpara pa dallim për forcimin e shtetit dhe në të njëjtën kohë për të ardhmën euroatlantike.”, ka thënë ai.
Sipas tij, Reçaku shënon krimine Serbisë të kryer në Kosovë.
Kam zgjedhur që të vizitojë Reçakun sepse eshtë pika kulminante e masakrës që Serbia ka kryer. Serbia ka kryer në Kosovë 400 masakra ka dhunuar 20 mijë gra . Në të njëjtën kohë kemi 13 mijë civilë të vrarë. Reçaku shënon pikën kulminante të masakrave dhe krimin e Serbisë në Kosovë. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe për fat të keq ata ende nuk janë dënuar”, ka deklaruar ai.
Ai ka folur edhe për deklaratën e disa ditëve më parë të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se masakra e Reçakut është trillium.
Sipas tij, e ardhmja nuk ndërtohet duke mohuar krimet.
“E ardhmja nuk ndërtohet duke mohuar krimet e madje duke i ektiketuar të vrarët në Kosovë. E ardhmja ndërtohet duke pranuar përgjegjësinë dhe në të njëjtën kohë liershipi i Serbisë të kërkojë falje”, ka pohuar Thaçi.
Sipas të parit të vendit, heshtja e dnërkombëtarëve karshi deklaratave të Vuçiqit, dhe mosvizita e tyre në Reçak ua ka hapur gojën serbëve që të mohojnë krimet e tyre.
“Heshtja e ndërkombëtarëve dhe mosvizita e tyre këtu e ka hapur gojën dhe e ka amnistuar në një formë edde lidershipin aktual të Serbisë që të pretendojë dhe mohoj me krenari krimet në Kosovë”, ka thënë ai.
Thaçi, ka deklruar se në Reçak nuk janë ndeshur dy grupe simpatizantësh sportiv por janë ndeshur dy ushtri./FaktePlus