Nënkoloneli Nehat Thaçi sapo ka hyrë në pikën kufitare në Merdare, që ndan Kosovën e Serbinë.
Ai është liruar pas më shumë se një muaji paraburgim që mbajti në Serbi.
“Shumë qytetarë serbë më kanë pasur zili në kohën sa kam qenë në burg, vetëm pse kam qenë shqiptar.”
“Ju falënderoj si ministër i Punëve të Jashtme dhe institucionet që janë përkujdesur për mua.”
“Nga nesër do të filloj të jap maksimumin tim që të ja kthej borxhin këtij shteti për atë çfarë ka bërë për mua, që të më liroj”, ka thënë Thaçi.
Nehat Thaçin në Merdare ka dalë ta pres ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, si dhe familjar dhe qytetarë.