Presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij në Turqi, ku u takua me kryeparlamentarin turk dhe kryeministrin turk, ai gjithashtu kishte shkruar një mesazh në Librin e Kujtimeve për Ataturkun. Ai gjithashtu ka vendosur kurorë lulesh në Mauzoleun e Ataturkut
Hashim Thaçi dje u dekorua me titullin Doktorr Nderi nga Turqia, por në të njejtën kohë ai shkroi një mesazh në Librin e Kujtimeve të Ataturkut.
“Të rrallë janë liderët që ditën të udhëheqin në luftë dhe në paqe sikur që ishte Mustafa Kemal Ataturk. Ai udhëhoqi ndërtimin e shtetit dhe kombit, që u bënë ballë kohës dhe historisë. Vizioni i tij sot është po aq aktual si edhe para një shekulli”, ka shkruar Thaçi për Ataturkun.