Aktuale

Thaçi në Tiranë, pritet nga Nishani

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nisur paraditen e së hënës një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Presidenti Thaçi u prit në selinë e Presidencës në një ceremoni zyrtare mirëseardhje nga homologu Nishani.

Pas takimeve mes tyre, dy presidentët do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp, ndërsa vizita do të vijojë me takimet e tjera të kreut të shtetit të Kosovës me autoritetet më të larta të Shqipërisë, kryeparlamentarin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, si dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Thaçi pritet të vizitojë edhe familjen e shkrimtarit Dritëro Agolli, si dhe të bëjë vizita të tjera në qendra kulturore, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera.

Presidenti Thaçi pritet të vizitojë edhe skuadrën e kombëtares së Kosovës në Bushat, e cila pas disa ditësh do të luajë me kombëtaren kroate atje.