Presidenti i vendit Hashim Thaçi, i është bashkuar Paradës së Krenarisë së organizuar nga komuniteti LGBTI në Prishtinë.
Me këtë rast presidenti Thaçi ka shprehur përkrahjen institucionale për këtë komunitet, duke thënë se sot vëmendja duhet të shkojë tek organizatorët e kësaj parade, e jo te institucionet.
Thaçi tha se në Kosovë të gjitha komunitetet janë të barabarta.
“Jam këtu për te shprehur përkrahje për komunitetin LGBT dhe për të konfirmuar se në Kosovë të gjitha komunitete janë të barabarta. E vlerësojmë përkushtimin e të gjithëve për të drejta të barabarta, angazhimin e të gjithëve për liri dh të drejta të barabarta. Sot vëmendja duhet rë jetë te komuniteti organizatorët dhe jo te institucionet”, tha Thaçi./KosovaPress/