Presidenti Hashim Thaçi në debatin që po e zhvillon me përfaqësuesit e mediave serbe dhe shoqërinë civile thotë se në projektligjin e ri, FSK merr mision dhe detyra të reja që e bëjnë atë një ushtri moderne, profesionale dhe të gatshme për t’i mbrojtur qytetarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë.
Ajo, sipas tij, do të jetë e gatshme të kontribuojë edhe përtej rajonit sa herë që asaj i kërkohet të jap kontributin, shkuan Express.
“Në këtë projektligj është bashkëpunuar ngushtë me MFSK-në dhe vetë FSK-në. Po ashtu ka pasur koordinim me kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin për ushtrinë.
Këtë aspiratë tonë për ushtri e kanë mbështetur dhe kërkuar të gjithë qytetarët e Kosovës.
Pjesëtarët e FSK-së sot ndjekin akademitë ushtarake më të mira në botë, shpesh duke u kthyer më mirënjohje dhe dekorata më të larta, pra FSK ka përmbushur të gjitha kërkesat dhe detyrat.
Transformimin e bën të nevojshëm edhe zhvillimet në rajon”, shtoi kreu i vendit.
Për këtë, siç tha ai, nevojitet përkrahja e deputetëve jo shumicë, këtë rrugë thotë se e kanë preferuar dhe ende e preferojnë, megjithatë përfaqësuesit serbë nuk kane qenë dhe nuk janë të gatshëm ta përkrahin transformimin e FSK-së.
Ata, sipas Thaçit, e kanë bërë të qartë se janë të penguar nga Beogradi për ta lejuar bërjen e Ushtrisë.
Ai thotë se rritja e misionit të FSK-së nuk është kërcënim për paqen dhe as rajonin e aq më pak për qytetarët.
Thaçi shtoi se FSK edhe sot në praktikë është ushtri e Kosovës sepse është e pajisur me armatim.
“NATO dhe partnerët tanë ndërkombëtarë duhet ta ndihmojnë Kosovën gjatë këtij procesi.
Ju takon deputetëve të Kuvendit që të marrin vendimi e merituar për FSK-në.
Më lejoni të ju bëjë thirrje serbëve që të kthehen në institucione, ndoshta është interes i Serbisë që t’i mbajë jashtë institucioneve të Kosovës por kjo nuk është në interes të qytetarëve serbë në Kosovë”, tha ai.
“Ne kemi iniciuar punën për përpilimin e statutit për Asociacion dhe jemi të gatshëm me serbët që të themelojmë statutin dhe asociacionin prandaj kemi nevojë që të jenë prezent me këshillat e tyre”, u shpreh Thaçi./Express/