Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës” për policin Sami Thaqi i cili mbrëmë ra në krye të detyrës.
Ai ka thënë se Sami Thaqi është heroi më i ri i Kosovës, derisa ka thënë se heroizmi i policëve të rënë në krye të detyrës është krenaria e Kosovës.
“Polici i rënë në krye të detyrës, Sami Thaqi, është heroi më i ri i Republikës së Kosovës. Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, sot për policin Sami Thaqi ndava urdhrin “Hero i Kosovës””, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Thaçi ka thënë se heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës.
“Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë. HTH”.