Aktuale

Thaçi ndan edhe një dekoratë presidenciale

Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar komandantin e ndjerë Shaban Polluzha për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë dekorova Komandantin Shaban Polluzha (pas vdekjes) për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

“Kryengritja e komandantëve Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica me bashkëluftëtarët e tyre, ishte shprehja më e mirë e mospajtimit të Kosovës me robërinë e re të diktaturës komuniste, pas Luftës së Dytë Botërore.Kosova e lirë, e pavarur dhe sovrane themelet i ka në gjakun dhe kontributin e figurave të mëdha historike.”, ka shkruar ai në Facebook.