Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur sot rreth opinioneve për themelimin e Gjykatës Speciale.
Ndër tjera, ai ka bërë të dikur se, bashkësia ndërkombëtare i kishte premtuar Kosovës shumë gjëra në këmbim të themelimit të Gjykatës Speciale.
Dhe për këtë, presidenti ka thënë se Kosova i përmbushi detyrimet e veta, kurse ndërkombëtarët asnjë zotim.
“Ne e themeluan Gjykatën Speciale. Nga bashkësia ndërkombëtare u premtua për liberalizim të vizave, anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtare dhe themelimin e ushtrisë. Por nuk i realizuan ato”, ka thënë presidenti Thaçi.
“Kosova i mbajti të gjitha këto premtime, kurse ndërkombëtarët nuk e realizuan asnjërën prej këtyre”, ka shtuar më tej ai gjatë fjalimit të tij./Insajderi.com