Aktuale

Thaçi: Mbarëvajtja e zgjedhjeve të sotme ishte një sukses i radhës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për kulturën e lartë demokratike që kanë treguar sot në mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Postimi i presidentit Thaçi në Facebook:

Mbarëvajtja e zgjedhjeve të sotme ishte një sukses i radhës në forcimin e demokracisë dhe shtetit tonë.

Përgëzoj të gjithë qytetarët e Kosovës që treguan kulturë të lartë demokratike, organizatorët, partitë politike, monitoruesit dhe mediet që ishin të palodhshëm për të siguruar një proces zgjedhor që përmbush të gjitha standartët evropiane.

HTH