Aktuale

Thaçi: Mbaj përgjegjësi personale për humbjen

BDI është humbëse katastrofale e këtyre zgjedhjeve, ndërsa vetë unë mbaj përgjegjësi për humbjen e PDSH. I uroj sukseset më të sinqerta Lëvizjes BESA, dhe deputetët tanë janë në mbështetje të tyre.

Kështu është shprehur kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, pas rezultatit të dobët të partisë së tij në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, përcjell “Telegrafi”.

Sipas “Zhurnal”, Thaçi ka deklaruar se Lëvizja “Besa” është forcë e akademikëve të rinj dhe se nuk ka lidhje me financimin nga Turqia.