Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka mandatuar Ramush Haradinaj për formimin e Qeverisë së re.
Kështu ka bërë të ditur Thaçi përmes Facebook-ut, i cili tha se tashmë ja pranua propozimin e koalicionit PAN për kandidatin për kryeministër.
Njoftimi i Thaçit
Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë.
Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion.