Hashim Thaçi, presidenti i vendit ka bërë homazhe në Mejë të Gjakovës.
Ai ka thënë se pa dënimin e kriminelëve, liria e Kosovës nuk është e plotë.
“Sakrifica dhe dhimbja e madhe e Mejës përmbylli Javën e të Pagjeturve dhe të viktimave të terrorit shtetëror serb bërë anekënd Kosovës, ku pësuan qytetarët e pafajshëm”, ka shkruar Thaçi ndër të tjerash në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.
Postimi i plotë i Thaçit:
Sakrifica dhe dhimbja e madhe e Mejës përmbylli Javën e të Pagjeturve dhe të viktimave të terrorit shtetëror serb bërë anekënd Kosovës, ku pësuan qytetarët e pafajshëm.
Liria, demokracia dhe çdo vlerë e ndërtuar me mund dhe sakrificë në Kosovën e lirë, nuk është e plotë pa dënimin e kriminelëve dhe vënien e drejtësisë për personat e vrarë dhe të masakruar, pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe të varrosurve brenda dhe jashtë Kosovës. HTH