Aktuale

Thaçi kujton dorëzimin e Millosheviqit: Rrugëtimi ishte i dhimbshëm, por jam krenar me vendin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi kujtoi Marrëveshjen e Kumanovës në 20 vjetorin, dita kur u dorëzuan forcat serbe para NATO-s.

Përmes një shkrimi në Facebook ai ka thënë se ishte një rrugëtim i dhimbshëm, por se ndjehet krenat me rindërtimin e vendit dhe shoqerisë sonë.

Thaçi gjithashtu tha se me respektin më të madh kujton çdo sakrificë të çdo kombi që iu bashkua NATO-s në luftën e drejtë.

“Në këtë ditë, 20 vjet më parë, Millosheviqi dhe ushtria e tij u dorëzuan para NATO-s. Marrëveshja e Kumanovës do të thotë çlirim, fund i gjenocidit, paqe dhe fillim i jetës së re në liri dhe barazi për ne. Ishte një rrugëtim i dhimbshëm, por krenar për rindërtimin e vendit dhe shoqërisë sonë. Për botën ishte një fitore e të drejtave të njeriut mbi çdo cenim në shekujt e mëparshëm. Me respektin më të madh e kujtojmë çdo sakrificë të çdo kombi që iu bashkua NATO-s në këtë luftë të drejtë. Me dhimbje, por gjithmonë duke u krenuar me heroizmin e tyre, e kujtojmë edhe çdo dëshmor që ka rënë për të bërë realitet ëndrrën tonë. U jemi përjetësisht mirënjohës” ka shkruar Thaçi.