Aktuale

Thaçi kujton Adem Jasharin me një foto të veçantë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në 11 vjetorin e pavarësisë ka kujtuar komandantin legjendar Adem Jashari, duke postuar një foto bashkë me të të bërë pas viteve 90-ta.

“11 vjet pavarësi! Nderime të përjetshme bashkëluftëtarit tim të orëve të para të UÇK-së, komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij për sakrificën sublime. Nderime gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Kreu i shtetit bashkë me kryeministrin po ashtu ishin në kompleksin memorial Adem Jashari për të bërë homazhe tek varri i Adem Jasharit dhe të rënëve të tjerë. /FaktePlus