Pas zhvillimeve të mbrëmshme në Kuvend rreth shfuqizimit të Gjykatës Speciale, presidenti i vendit thotë në mesin e spekulimeve është e rëndësishme që të të gjithë të jenë të sigurt për të ardhmen e Kosovës dhe për proceset e saj demokratike.
“Midis spekulimeve është e rëndësishme që të gjithë të vazhdojnë të jenë të sigurt për të ardhmen e Kosovës dhe proceset e saj demokratike. Shoqëria dhe udhëheqësia e Kosovës mbeten plotësisht të angazhuar për demokraci, sundim të ligjit, pajtim, dialog dhe marrëdhënie në baza të barabarta dhe të drejta”, ka shkruar Thaçi në twitter./KosovaPress/