Aktuale

Thaçi: Kosova i ka të gjitha ligjet që mbrojnë qytetarët e saj

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha se Kosova i ka të gjitha ligjet me të cilat i mbron të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj.

Thaçi u shpreh se demokracia e një shteti është bazë për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grupeve të margjinalizuara.

Këto deklarata presidenti i bëri në hapje të konferencës ‘Të drejtat e njeriut dhe integrimi i grupeve të margjinalizuara në Kosovë’, të organizuar nga USAID.

Edhe zëvendësambasadorja e Amerikës në Kosovë, Colleen Hyland tha se të drejtat e qytetarëve janë të garantuara në gjithë botën andaj ato duhet të mbrohen./KosovaPress/