Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një takim me krerët e institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë, ka thënë se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Thaçi ka thënë se qytetarët me të drejtë presin që Bashkimi Evropian të marrë vendimin e duhur, që ata të lëvizin lirshëm në Zonën Shengen, shkruan Indeksonline
Postimi i tij i plotë:
Me krerët e institucioneve kryesore të drejtësisë dhe sigurisë, sot diskutova për mekanizmin përcjellës që vlerëson të arriturat e Kosovës në fushën e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar si kusht për liberalizimin e vizave.
Në këtë takim u evidentuan të arriturat konkrete dhe u vërtetua edhe një herë se Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Qytetarët e Kosovës me të drejtë presin që Bashkimi Evropian të marrë vendimin e duhur, që ata të lëvizin lirshëm në Zonën Shengen.
Përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse, si përcjellëse direkte të të arriturave të fundit, rikonfirmuan përmbushjen e kritereve të nevojshme në fushën e drejtësisë dhe sigurisë, duke fuqizuar kështu edhe më shumë perspektivën evropiane të Kosovës. HTH