Aktuale

Thaçi: Kosova gradualisht po integrohet në bashkësinë ndërkombëtare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në margjina të seancës së radhës të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, u takua me Louis Straker, zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i shtetit Sent Vincent dhe Grenadines, vend ky anëtar i organizatës së shteteve të Karaibeve (CARICOM), i cili ende nuk e ka njohur pavarësinë e vendit tonë.

Thaçi tha se Kosova ka konsoliduar statusin e saj ndërkombëtar dhe se gradualisht po bëhet një anëtare plotësisht e integruar në bashkësinë ndërkombëtare.

“Shteti ynë është njohur nga 114 shtete sovrane dhe është anëtar në më shumë se 60 organizata. Nga CARICOM tashmë 10 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me ne. Prandaj, Kosova është e interesuar të vendosë marrëdhënie diplomatike me Sent Vincent dhe Grenadines për të formalizuar një miqësi mes shteteve tona”, ka thënë presidenti Thaçi.