Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po qëndron për vizitë zyrtare në Panama ku do të marrë pjesë në inaugurimin e kanalit të Panamasë që është rruga e dytë më e madhe ujore në botë. Tha se do ta shfrytëzoj këtë vizitë për të kërkuar njohjen e Kosovës.
‘Ftesa për të marrë pjesë në zgjerimin e kanalit të Panamasë, për mua është edhe rast për të takuar Presidentët e vendeve të tjera të Europës Jugore, Qendrore, gjithashtu Latine, vende që e kanë njohur Republikën e Kosovës por edhe presidentë të shteteve që ende nuk e kanë njohur shtetin tonë. Prandaj do të jetë një mundësi e mirë e komunikimeve, do të jetë një mundësi e mirë e lobimit dhe e shtrimit të kërkesës sonë për njohjen e Republikës së Kosovës. Panama është prej vendeve të para që e kanë njohur shtetin tonë”, tha Thaçi për RTK’në.