Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se disa prej ekspertëve me qëndrime kundër marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi janë bindur se ajo është në rregull, por se do ta vazhdojnë kundërshtimin e saj që të mos “koriten”.
“Dy prej eksperteve të pavarur më kanë thënë se e kanë nisur këtë kauzë, por që edhe vetë janë bindur se nuk qëndron ashtu, por kanë shtuar se nuk mund të dalin prej saj, sepse koriten”, ka thënë Thaçi në televizionin Rrokum.
Thaçi po ashtu është shprehur i bindur se demarkacioni nesër do të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës, duke theksuar se Kosova nuk humb asgjë. /Express/