Njëzetepesë prokurorë të rinj sot kanë dhënë betimin para presidentit Hashim Thaçi. Ky i fundit thotë se luftës për forcimin e shtetit, rritjen e sigurisë iu shtuan edhe këta prokurorë, nga të cilët ka kërkuar vendosmëri më të madhe.
“Kërkova një angazhim dhe vendosmëri më të madhe kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit, si parakusht i integrimeve euroatlantike të Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.
Njoftimi i tij:
Konsolidimi i sundimit të ligjit është një nga prioritetet kryesore të shtetit tonë. Kjo luftë do të forcojë shtetin përbrenda, do të rrisë sigurinë, do të rikthej besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Kësaj beteje të përbashkët sot iu shtuan edhe 25 prokurorë të rinj, të cilët dhanë betimin, se do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës, duke ushtruar këtë funksion me nderë, përgjegjësi dhe paanshmëri.
Kërkova një angazhim dhe vendosmëri më të madhe kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit, si parakusht i integrimeve euroatlantike të Kosovës. HTH