Presidenti i vendit Hashim Thaçi, në debatin “Fol Hapur”, ka thënë se janë në procesin e përgatitjeve procedurale për të paditur Serbinë për gjenocidin që ka kryer në Kosovë.
Në pyetjen e Ekonomia Online se kur do ta bëjnë një gjë të tillë, presidenti ka thënë se do ta bëjnë në bazë të procedurave ligjore në mënyrë që askush të mos e kontestojë të drejtën që na takon.
“Është aspekt procedural të cilin ne duhet ta respektojmë , duhet ti bëjmë edhe disa hapa të tjerë që janë të nevojshëm në rrafshin e diplomacisë, gjithashtu duhet t’i bëjmë edhe disa hapa të tjerë në rrafshin [për të siguruar qasjen dhe në të njëjtën kohë bazamentin të pakontestuar legal për të drejtën tonë për akuzë për gjenocid të Serbisë në Kosovë.
Ndërsa se a ka kryer Serbia gjenocid në Kosovë apo jo e din e tërë bota por po e theksoj jemi aktualisht në procesin e përgatitjeve procedurale por edhe të bazës legale që të mos kontestohemi nga askush në këtë të drejtë tonën”, ka thënë ai.