Aktuale

Thaçi: Jo vetëm më 27 prill, por përherë jetojmë me mungesën e të pagjeturve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e të Pagjeturve, teksa ka bërë homazhe te Obelisku për të Pagjeturit ka thënë se ata vazhdojnë të jenë plaga më e rëndë e shoqërisë kosovare.

“Të pagjeturit janë plaga më e rëndë e shoqërisë sonë. Jo vetëm më 27 prill, por përherë jetojmë me mungesën e tyre dhe me dhimbjen për ta!”, ka thënë Thaçi.

Kreu i shtetit në mëngjes ka bërë homazhe te Obelisku bashkë me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe familjarë të të pagjeturve. /FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli