Aktuale

Thaçi inkurajon qytetarët të dalin të votojnë masivisht

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi së bashku me bashkëshorten, Lumnije Thaçi dhe djalin Endritin, kanë kryer obligimin qytetar, duke votuar kështu për zgjedhjet lokale që po mbahen sot në vend.

Thaçi , e ka vlerësuar këtë ditë si ditë shumë të veçantë dhe të rëndësishme për qytetarët duke i inkurajuar që të dalin dhe të votojnë në mënyrë sa më masive.

“I uroj qytetarët e Kosovës për këtë ditë të veçante , gjithashtu dëshiroj të i inkurajoj për votim më masiv, pjesëmarrje aktive dhe dinamike në këtë proces zgjedhor të rëndësishëm , për qeverisjen e ardhshme lokale katër vjeçare. Dëshiroj të falënderoj KQZ-në dhe gjithë mekanizmat që kanë punuar me përkushtimin më të madh për organizimin e zgjedhjeve , fer të lira dhe demokratike . Është një fillim i mbarë i ditës sot , shpresoj dhe besoj që gjithë mekanizimi politik , shoqëria civile, mediat , KQZ-ja, gjithë vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar do të jenë në krye të përgjegjësive të tyre që edhe ky proces i rëndësishëm, test i demokracisë për Kosovën të përmbyllet suksesshëm.” tha Thaçi.

Presidenti ka votuar në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.