Aktuale

Thaçi ia dorëzon Veselit zyrtarisht projektligjin për shndërrimin e FSK-së në Ushtri

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kanë zhvilluar një takim të përbashkët.

Në këtë takim Thaçi i ka dorëzuar Veselit projektligjin për FSK-në, i cili pritet të dërgohet në Kuvend për shndërrimin e FSK-së në Ushtri, raporton lajmi.net.

Me këtë projektligj të ri Kuvendi nuk do të ketë nevojë për votat e Listës Serbe për të krijuar Ushtrinë e Kosovës./Lajmi.net/