Aktuale

Thaçi i uron shërim të shpejtë Trumpit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas lajmit se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe gruaja e tij, Melania Trump janë infektuar me koronavirus.

Me anë të një postimi në Twitter, ai në emër të popullit të Kosovës i ka uruar shërim të shpejtë presidentit amerikan dhe bashkëshortes së tij, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë:

I mërzitur nga lajmet se Presidentit Donald Trump dhe Melania Trump janë testuar pozitiv për COVID-19. Uroj shërim të shpejtë në emër të popullit të Kosovës, për të dy. Unë kam besim se Trump dhe Melania do ta kapërcejnë këtë sfidë dhe do të shërohen shpejt.

the authorGazetaKNN