Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar ish-presidenten Atifete Jahjaga për themelimin e fondacionit të saj.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ajo e nderoi Kosovën derisa po e bënte punën e saj si presidente dhe po vazhdon ta nderoj edhe sot.
“E përgëzoj ish-presidenten Jahjaga për themelimin e fondacionit, përmes të cilit synohet fuqizimi i grave dhe i të rinjve në Kosovë.
Presidentja Jahjaga e ka nderuar Kosovën me punën e saj si presidente dhe njëjtë po vazhdon edhe sot, duke krijuar platforma të reja dhe duke vendosur standarde. Ajo do ta ketë vazhdimisht mbështetjen time.” ka shkruar presidenti në fb.