Aktuale

Thaçi i përgjigjet sfidës, zgjedh Kazermën “Adem Jashari” për të mbjell pemën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është përgjigjet sfidës për mbjelljen e një peme dhe ka sfiduar gjashtë personalitete me këtë sfidë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është përgjigjet sfidës për mbjelljen e një peme dhe ka sfiduar gjashtë personalitete me këtë sfidë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është përgjigjur sfidës së ish-presidentes Atifete Jahjaga për mbjelljen e një peme, shkruan lajmi.net.

Presidenti Thaçi kishte zgjedhur Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë për të mbjell këtë pemë.

Thaçi, ka treguar arsyet pse ka vendosur që këtë pemë ta mbjell pikërisht në Kazermën “Adem Jashari”.

“Unë kam pranuar sfidën nga ish-presidentja Atifete Jahjga për të mbjell një pemë dhe unë kam vendosur që kësaj sfide ti përgjigjem duke mbjellur një pemë këtu pikërisht në Kazermën Adem Jashari si një simbol ku gratë dhe djemtë e ushtrisë së Kosovës në momentet e relaksimit mund të pushojnë nën hijen e kësaj peme kur kthehen prej stërvitjeve dhe natyrisht uroj që gjithë njerëzit këtu të kenë sa më tepër gjelbërim dhe ambiente për relaksim”, deklaroi Thaçi, raporton lajmi.net.

Ai po ashtu me mbjellje të një peme e sfidoi pilotin e ushtrisë së Kosovës, Afrim Zabelin, trajnerin e përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, artistin Petrit Halilaj, pianisten Ardita Statovci, zëvendëskryeministrin, Behgjet Pacolli si dhe shkrimtarin Ismajl Syla. /Lajmi.net/