Aktuale

Thaçi i lumtur që SHBA është pranë Kosovës në marrëveshjen e paqes me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas deklaratës së të dërguarit të posaçëm të presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i cili tha se Kosova dhe Serbia meritojnë normalizim ekonomik.

Presidenti ka thënë se është i lumtur që Shtëpia e Bardhë është në ndjekje të një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë, raporton lajmi.net.

“E përshëndes lidershipin e Shtëpisë së Bardhë, presidentit Donald Trump dhe ambasadorit Richard Grenell që të bashkojnë sërish Kosovën dhe Serbinë, në ndjekje të një marrëveshje paqeje. Unë inkurajoj delegacionin e Kosovës për të bërë hapa të guximshëm për paqen, pajtimin dhe prosperitetin ekonomik”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Nga ana tjetër, i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka publikuar një mesazh në prag të takimit mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington më 4 shtator.

 

Ai ka thënë se është i fokusuar t’u ndihmojë të rinjve të cilët kërkojnë karrierë dhe lidhje me Perëndimin.

“Populli i Kosovës dhe i Serbisë meriton normalizimin ekonomik dhe shansin për të krijuar një ekonomi gjallëruese. Sot jam përqendruar te të rinjtë që duan një karrierë, një punë të mirë dhe një lidhje me Perëndimin. Ju kam dëgjuar. Dhe unë do të shtyj fort për ju. Le ta lëmë mënjanë politikën!”, shkroi Grenell.

the authorGazetaKNN