Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka bërë thirrje shqiptarëve të Malit të Zi që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet që mbahen të dielën.
Me anë të një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se këto zgjedhje përbëjnë një momentum të rëndësishëm për vazhdimin e orientimit euroatlantik të këtij shteti, shkruan lajmi.net.
Postimi i plotë:
Shqiptarët në Mal të Zi duhet të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e së dielës. Ato përbëjnë një momentum tejet të rëndësishëm për vazhdimin e forcimit të orientimit euroatlantik të shtetit tonë mik. U bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe forcuar stabilitetin politik, paqen dhe sigurinë në tërë Ballkanin Perëndimor.