Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se “Gjermania mbështeti popullin e Kosovës në të gjitha periudhat”.
“Sot, ajo është garantuese e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian”.
“Me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier, biseduam se si ky proces mund të pëshpejtohet, meqë vonesa e BE-së për të afruar rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht Kosovën, është kërcënim për sigurinë”, kështu ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.