Aktuale

Thaçi: Gazi lotsjellës në Kuvend ka dërguar pamjen joreale të Kosovës në botë

Presidenti, Hashim Thaçi, ka thënë se muajt e ardhshëm do të jenë vendimtar për shumë aspekte për forcimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Ai këtë e ka thënë në Konferencën Rajonale “Dekada e Ardhshme e Kosovës: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi në BE”.

“Kosova është storje e suksesit të plotë por në të njëjtën kohë jemi dëshmitar që institucionet kanë funksionuar në brishtësi. Si rezultat i kësaj kemi pasur zhvillime të panevojshme në Kuvendin e Kosovës, që kanë dërguar pamje të jorealiteit kosovarë, pamje aspak e pëlqyeshme”, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.

“Nëse shikojmë se cilat media botore i përsërisin pamjet e gazit lotsjellës dhe mesazhet , shihet se kujt i kanë konvenuar ato zhvillime”.

“Sot jemi në rrethanë të re. Ajo për çka ndodhi gazi lotsjellës është tejkaluar, me kuptimin e vonë të realitetit. Por më mirë vonë se hiç”.

Thaçi ka thënë se Kosova ka dëshmuar pjekur duke implementuar në tërësi marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.