Aktuale

Thaçi: FSK-ja është kthyer në një forcë të standardeve të NATO-s

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në “Ditën e Forcës”, pa dallim përkatësie apo rajoni.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është kthyer në një forcë të standardeve të NATO-s, me pjesëtarë që shkollohen e trajnohen dhe korrin suksese në akademitë më të mira ushtarake të botës dhe që i shërbejnë Kosovës në çdo kohë e çdo vend”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është shëmbëlltyrë e shtetit tonë, duke qenë e hapur për të gjitha komunitetet dhe duke punuar për përfaqësim sa më të mirë gjinor. Secili qytetar i Kosovës sot mburret me të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar kreu i shtetit në llogarinë e tij në Facebook.