Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar masakrën e familjes në Qirez dhe Likoshan dhe krimet që ndodhën atje.
Ndër të tjera ai tregon se si kanë pësuar gratë, fëmijët, pleqtë, të rinjtë e të rejat, e kështu kërkon që drejtësia të ndriçojë përmasat e krimeve në ato fshatra.
Shkrimi i plotë në Facebook:
“Pas humbjeve që pësuan patrullat e policisë serbe nga një njësit i UÇK-së në Likoshan, në shenjë hakmarrjeje, ata ushtruan terror dhe masakër të paparë në familjet e Qirezit dhe Likoshanit”.
“Aty pësuan gra, burra, fëmijë, pleq, të rinj dhe të reja. Beteja te lisi gjashtnjakë ishte një paralajmërim i betejave dhe epopeve që do të pasonin në vitet 1998-1999”.
“Drejtësia duhet të ndriçojë përmasat e krimeve në këto dy fshatra dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë”, ka përfunduar Thaçi.