Aktuale

Thaçi – deputetëve: Mos vini kushte, nesër duhet të kalojë demarkacioni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje ligjvënësve që të nesërmen ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi. Kërkon që kjo të bëhet pa vënë kushte. Shefi i shtetit thotë se qytetarët e Kosovës kanë nevojë imediate për lëvizje të lirë, si të gjithë evropianët e tjerë. Sipas tij, askush nuk ka të drejtë të mbajë peng të ardhmen evropiane të vendi
Postimi i tij i plotë:

Nesër është ditë e veçantë, por edhe tepër domethënëse për të ardhmen tonë evropiane. Për herë të parë, shtetin tonë e viziton presidenti i Komisionit Evropian, Junker, me delegacion të nivelit më të lartë.

Ata nga ne presin votimin e demarkacionit për të konfirmuar publikisht zbatimin e kritereve për liberalizimin e vizave nga institucionet e Kosovës”, ka shtuar Thaçi.

Edhe një herë, si president i vendit, ftoj gjithë spektrin politik të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës që në seancën e nesërme, pa dallim etnie, të votohet me unanimitet demarkacioni me Malin e Zi.

Qytetarët e Kosovës kanë nevojë imediate për lëvizje të lirë, si të gjithë evropianët e tjerë. Askush nuk ka të drejtë të mbajë peng të ardhmen evropiane të vendit.

As ata që pretendojnë me vu kushte të reja për votim dhe as ata që një anë shprehin vullnetin e mirë për votimin e marrëveshjes, mirëpo kërkojnë shtyrjen e votimit. Përveç votimit pro ratifikimit, gjithçka tjetër është vetëm një mashtrim.

Prandaj, besoj në përgjegjësinë e deputetëve se nesër do të mendojnë dhe votojnë në shërbim të qytetarëve, e asnjë prej tyre të futet në agjenda jo-evropiane.

Shtyrja eventuale apo mos votimi pro ratifikimit nesër, nënkupton konfirmim të izolimit të qytetarëve të Kosovës nga të zgjedhurit e saj, në ditën më të rëndësishme të vizitës nga Presidenti i Komisionit Evropian, Juncker. HTH