Aktuale

Thaçi: Deputetët mos t’i votojnë ata të cilët nuk i do elektorati i tyre

Analisti politik njëherësh ish drejtor në drejtorin e Arsimit në Komunën e Prishtinës Jusuf Thaçi i pyetur nga arbresh.info se pse PAN-i nuk po i tregon deputetët që i ka siguruar për ta votuar Ramush Haradinajn për kryeministër tha se nuk e dinë nëse PAN-i ka votat dhe përse po i fsheh emrat e tyre.

Thaçi tha se deputetët duhet ta respektojnë vullnetin e elektoratit dhe të mos votojnë parti apo individ me të cilët ata nuk pajtohen.

“Sipas mendimit tim, secili deputet i zgjedhur do duhej ta respektonte vullnetin e elektoratit të e ka zgjedhur deputet dhe jo të shkelë mbi këtë vullnet, duke votuar individë, parti apo koalicione me të cilat nuk pajtohet elektorati i tij”/arbresh.info/